Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jeronim Baze, kanë shpërndarë certifikatat e diplomimit të 50 oficerëve që përfunduan studimet në Kursin e Lartë të Oficerit.
 
Gjatë këtij viti akademik në Akademinë e Forcave të Armatosura kanë kryer studime dhe kualifikime institucionale e funksionale të niveleve të ndryshme 502 vetë.