ELBASAN- Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani“ janë diplomuar për vitin 2018-2019 në një ceremoni të përmasave të mëdha. Të pranishëm kanë qenë mbi 3500 persona, mes tyre student, stafi akademik dhe prindër.
Në fjalën e tij, rektori i këtij Universiteti, Prof Dr Skënder Topi vlerësoi studentët për përkushtimin e tyre për këtë vit akademik teksa bëri dhe një përmbledhje vjetore të punës.
"Jeni ju, puna juaj, profesionalizmi juaj, përkushtimi dhe pasioni për punën tuaj, që na bën të gjithëve krenarë. Secili prej jush është një koleg, është një bashkëudhëtar, është një mik. Bashkë studentë dhe pedagogë, kemi realizuar projekte e sipërmarrje të guximshme, duke filluar me akreditimin e institucionit. Kemi vijuar me realizmin e secilës sipërmarrje tuajën për konferenca shkencore, pjesëmarrje në projekte kombëtare e ndërkombëtare për ngritjen e kapaciteteve, propozime për programe studimi etj. Mbështetja për ju, për nismat tuaja ka qenë, është dhe do të jetë e pakushtëzuar", tha Topi, i cili mbylli fjalimin e tij me një citim nga Xhon Dju. “Edukimi nuk është përgatitje për jetë; edukim është vetë jeta”, përfundoi Topi.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dekan i Fakultetit të Ekonomikut, kreu i qarkut, Bukurosh Stafa dhe Evis Kushe, deputee dhe pedagoge.
B.K./a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12%
-
Jo
83.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli ndryshon vendimin për Arbër Paplekaj, i ul 15 vite burg, i ndryshon dhe akuzën! Të pafajshëm edhe efektivët
1 Korrik, 16:16
-
Zyrtare/ Lëvizje e papritur te AF Elbasani, Nevil Dede largohet nga stoli i skuadrës një muaj pas rinovimit
1 Korrik, 15:45
-
Elbasan/ Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e tarifave të ujit me 40%, qytetari godet me dosje një këshilltar të PS (VIDEO)
1 Korrik, 13:43
-
Gramsh/ Qindra vizitorë ndjekin aktivitetin 'Ëndrra mbi levando', turistët shijojnë natyrën nën tingujt e Alban Skënderaj
30 Qershor, 18:51
-
I gjendet kallashnikov, granata dhe fishekë në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan
27 Qershor, 09:58
-
Ali Musliu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit
27 Qershor, 07:51
-
Gramsh/ Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, 3 në pranga
26 Qershor, 12:26
-
Cërrik, dogji 2 makinat e dy vëllezërve, arrestohet pas 3 muajsh 34-vjeçari
26 Qershor, 09:44
-
Dhunoi gruan dhe djalin e saj të mitur, pranga 45-vjeçarit në Cërrik! Arrestohet dhe babai i tij, iu gjendën 2 kallëpe tritoli, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe fishekë
25 Qershor, 10:32
-
Megaoperacioni ‘Territor i pastër’/ Policia gjen dhe asgjëson 5396 fidanë dhe bimë kanabis në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër
24 Qershor, 10:59
-
Ekzekutimi i ish-oficerit 'Doda' në Elbasan në 2009, identifikohet autori i 5-të i përfshirë në krim (EMRI)
23 Qershor, 08:53
-
Turizëm dhe traditë! Turi i folkut “ndez” me këngë e valle Elbasanin
22 Qershor, 15:59