Diplomohen ushtarakët e rinj shqiptarë në akademitë turke, shqiptari i pari mes 1850 studentëve

Diplomohen ushtarakët e rinj shqiptarë në akademitë turke, shqiptari i pari mes 1850 studentëve

Ceremonia e diplomimit në Ankara

Në Akademinë e Forcës Tokësore në Ankara, kanë përfunduar studimet dhe janë diplomuar dhjetë studentë nga Shqipëria, të cilët tashmë do të jenë pjesë së Forcës së Armatosur shqiptare. 

Të gjithë këta të diplomuar vijnë me një formim të shkëlqyer në një nga akademitë më të mira ushtarake në botë. Pesë prej tyre do të jenë pjesë e Forcës Tokësore, tre e Forcës Detare dhe dy e Forcës Ajrore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka një postim në rrjetet sociale, ku veçon kadet Klodian Kamberin, i cili u rendit i pari mes 1850 studentëve nga disa vende të botës. 
“E ardhmja e Forcave të Armatosura e ndritur dhe në rrugë të mbarë! 
#KlodianKamberi jo thjesht përfundoi një ndër akademitë më të mira botërore, por u diplomua si studenti më i mirë në Shkollën e Forcës Tokësore në #Ankara”, shkruan ministrja. 

 

Në postimin e saj në “Facebook”, Xhaçka i quan ata krenari të Forcave të Armatosura. Një vit më parë studentët shqiptarë Klodian Kamberi dhe Ergys Dollomaja u dekoruan nga kryetari i Parlamentit turk, si kadetët më të mirë të huaj, respektivisht në vitin e tretë dhe të dytë të studimeve. Gjatë këtij viti akademik, në Akademinë e Forcës Tokësore në Ankara u diplomuan edhe disa studentë shqiptarë të Kosovës.

Kadeti shqiptar i diplomuar në Turqi, Klodian Kamberi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oficeri: 31/08/2018 21:54

    Shpresojme qe nuk jane jane te rekrutuar nga sherbimet turke per ti bere temena sulltanit :(.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?