Disa fitues të mëdhenj nga
zgjedhjet 2017

Disa fitues të mëdhenj nga<br />zgjedhjet 2017
Fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve është deputeti 2K.

Ai u bëri thirrje 3 milionë e tetëqind mijë shqiptarëve që janë në lista të mos votojnë dhe ata ju përgjgijën thirrjes së tij.

Rezultati tregon se nga 3 milionë e tetëqind mijë, mund të kenë votuar 1 milionë e 600 mijë, pra gati 40 për qind e votuesve.

Kjo e bën deputetin 2K kryeministër të shqiptarëve.

Ai do të qeverisë këto katër vjet, ata që nuk votuan dhe që nuk kishin mundësi të vinin në Shqipëri për të votuar.

Pritet që deputeti 2K të shpallë fitoren dhe të nisë punën për qeverisjen e atyre që nuk votuan.

Fituesit e dytë të këtyre zgjedhjeve janë analistët politikë.

Ata ishin të vetmit që paralajmëruan Bashën të mos hynte në zgjedhje, se do humbiste.

Për këtë shkak, ata mbështetën për tre muaj betejën në çadër dhe e konsideruan katastrofë daljen prej saj.

Parashikimi i tyre duket se po bëhet realitet dhe për këtë meritojnë respekt.

Disa prej tyre meritojnë më shumë respekt, pasi kanë parashikuar që Edi Rama do fitonte thellë dhe kjo do të ishte një gjëmë e madhe për Shqipërnë.

Sipas gjithë gjasave, gjëma ka ndodhur dhe kjo e rrit dhe më shumë lavdinë e tyre.

Fituesi i tretë i këtyre zgjedhjeve ishin votuesit e varfër.

Si asnjëherë më pare, ata janë ndeshur me oferta bujare për lekë, ndihma materiale dhe financiare, oferta për punësime etj.

Të gjitha këto ishin aq të papritura, sa shumica e tyre u hutuan dhe nuk arritën t’i shijojnë dot deri në fund.

Sidoqoftë, e sigurtë është se këto zgjedhje shërbyen si një rast për t’i respektuar ata dhe për t’i quajtur si pjesën më të rëndësishme të votuesve.

Fituesi i katërt i zgjedhjeve ishin ministat dhe drejtorët teknikë.

Për një muaj rresht, ata u bënë pjesa më e privilegjuar e opozitës, pasi arritën të marrin pushtet dhe të bëhen të rëndësishëm dhe të fillojnë t’ia ndiejnë lezetin pushtetin.

Sipas gjithë gjasave, Rama u ka premtuar që ata mund të vazhdojnë të rrinë në qeveri, me detyra të tjera pas zgjedhjeve, me kusht që të jenë gati kur të vijnë zgjedhjet e tjera, për t’i marrë prapë këto poste për një muaj.

Një fitues tjetër i madh ishte Ilir Meta.

Edhe pse Berisha luftoi tërë jetën të linte pasardhës Bashën, u pa qartë se pasardhësi i tij do të jetë Meta.

Ai është edhe kandidat për kryeministër, edhe për president, edhe për opozitë, edhe për sherr.

Në fund, fituesi më i madh i zgjedhjeve mbetet Basha.

Të gjithë ata që menduan se do ta fusin Bashën në punë dhe ta detyrojnë të punojë tetë orë në ditë si kryeministër, dështuan.

Ai do vazhdojë të bëjë qejf dhe katër vjet duke fjetur gjumë./TEMA

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit