Disa mënyra se si të përmirësojmë kujtesën

Disa mënyra se si të përmirësojmë kujtesën

Foto ilustruese

Pothuajse të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të harrojnë diçka të një rëndësie të veçantë, shpesh pas ndonjë minute, pavarësisht se më pas jeni përpjekur ta kujtoni me ngulm.

E vërteta është se një mendim i këtij lloji mund të jetë zhdukur nga kujtesa juaj, për faktin se ai nuk ia ka arritur të kalojë në kujtesën afatgjatë. Por gjithsesi mos u fiksoni, ekzistojnë shumë metoda për të përmirësuar kujtesën…

“Zhytja” në natyrë

Një studim i kryer nga Universiteti i Miçiganit ka zbuluar se, kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Shkaqet e këtij fenomeni duhen kërkuar te fakti se kujtesa jonë është selektive dhe zgjedh për të memorizuar veçanërisht kujtime të pëlqyeshme.

Përsëritni, përsëritni dhe përsëritni!

Disa shkencëtarë kanë llogaritur se një mendim qëndron në kujtesën afatshkurtër, për një kohë të shkurtër (18 sekonda) përpara se të fillojë të zhduket. Ndaj nëse ju duhet që të fiksoni një numër, një adresë, ose një email në vend që ta përsërisni pa pushim, përsëriteni çdo 15 sekonda derisa ta shkruani në një copë letër ose ta fiksoni në kujtesën afatgjatë.

Mënyra e fjalëve “çelës”

Kjo metodë është shumë efikase kur duhet të mësoni fjalë të një gjuhe të re. Ajo konsiston në marrjen e një fjale të re dhe në “lidhjen” e saj me diçka që tashmë e njihni dhe është e ngjashme me të.

Përsëritja me zë të lartë

Nga disa studime është vërtetuar se përsëritja me zë të lartë ose edhe murmuritja ka efekte shumë pozitive në kujtesë, duke ndihmuar në fiksimin e koncepteve.

Lëvizjet e trupit ndihmojnë shumë

Një mënyrë tjetër për të mbajtur mend atë gjëra që mësoni për provime është edhe ajo e aplikimit të gjestikulacioneve (lëvizjet e trupit). Në këtë mënyrë do të aktivizohet kujtesa vizive që do t’ju ndihmojë të kujtoni konceptet duke u bazuar pra te lëvizjet e ndryshme të trupit.

Vendi është i rëndësishëm

Në fakt, vendi në të cilin mësoni diçka është shumë i rëndësishëm për fiksimin e një koncepti, sepse aq më mirë do të mund të “ndërtoni” mendërisht atë vend dhe konceptet e studiuara.

Memorizoni pa shpërqendrim

Pavarësisht se janë të shumtë ata që thonë se ia dalin të studiojnë të rrethuar nga zhurmat, televizori i ndezur, muzika apo ndonjë gjë tjetër, kjo nuk është e vërtetë. Është vërtetuar se studimi në kushte të zhurmshme, çon lehtë në shpërqendrimin për të fiksuar saktë informacionet.

Aromat, miqtë e kujtesës

Çuditërisht aromat janë efekti më i mirë për të mbajtur mend informacione apo ngjarje të ndryshme. Një mënyrë e mirë për të marrë rezultate të mira gjatë sezonit të provimeve është mbajtja pranë e një filxhani kakao.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave