Disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në darkë

Disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në darkë

Nëse nuk po u kushtoni rëndësinë e duhur ushqimeve që konsumoni në darkë, po bëni gabimin më të madh.

Në asnjë mënyrë nuk duhet ta injoroni këtë vakt të rëndësishëm, pasi ngrënia e disa ushqimeve gjatë darkës mund të shkaktojë probleme shëndetësore, përfshirë urthin, gjumin jo të rehatshëm dhe shtimin në peshë.

Më poshtë, keni një listë të ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë gjatë vaktit të darkës.

Ushqime të yndyrshme

Ushqimet e yndyrshme nuk duhen ngrënë gjatë natës pasi janë të vështira për t’u tretur. Gjithashtu, ato mund të ndërhyjnë në funksionet e traktit gastrointestinal.

Ushqime pikante

Ngrënia e ushqimeve pikante gjatë natës mund të shkaktojë urth, që është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga dhimbje djegëse në pjesën e poshtme të gjoksit, shije acide në gojë etj.

Karbohidratet e thjeshta

Edhe pse karbohidratet janë thelbësore për energjinë, këshillohet të mos hani ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë darkës, pasi ato janë ushqime me glicemi të lartë dhe për këtë arsye mund të përthithen në qarkullimin e gjakut me shpejtësi. Kjo do të thotë se nëse nuk do të ushtroheni ose nuk bëni ndonjë ushtrim fizik, ato do të ruhen në trup si yndyrë, duke ju bërë të shtoni peshë. Prandaj, duhet ta mbani larg sheqerin e papërpunuar, picat, makaronat dhe patatet.

Çokollata

Çokollatat përmbajnë kafeinë që mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kafeina shoqërohet gjithashtu me probleme që përfshijnë shqetësimin, nervozizmin, të përzierat, acarimin e stomakut, rritjen e rrahjeve të zemrës etj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën