Zgjedhjet po zhvillohen edhe në rrjetet sociale. Për këtë arsye, Report TV do të sjellë gjatë ditës së sotme disa raportime interesante se çfarë ndodh në jetën paralele të qytetarëve.
Facebooku është i mbushur sot me njerëz që kanë fotografuar gishtërinjtë e timbruar, provë se kanë votuar dhe i kanë shpërndarë për t’i parë të tjerët, me thirrjen për pjesëmarrje në votime.
Po ashtu, qytetarë të thjeshtë, kandidatë apo simpatizantë partish kanë shpërndarë fotografi gjatë momentit të votimit.
Elementi i dytë që vihet re, është se disa kandidatë, teksa shpërndajnë fotot e votimit, thyejnë edhe heshtjen zgjedhore, duke bërë apel për votimin e një subjekti të caktuar politik.
Heshtjen e ka prishur deputetja e LSI-së, Silva Caka, e po ashtu deputetët dhe kandidatët e PS-së, Ermonela Felaj dhe Edmond Leka.
Por çfarë kanë zgjedhur të postojnë këto orë të para të paradites, liderët kryesorë të politikës shqiptare?
Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk e kanë shkelur heshtjen zgjedhore. Ata kanë uruar këtë mëngjes besimtarët myslimanë për Bajramin, teksa me mesazhe të fshehura kanë përfshirë në urim edhe politikën.
Rama ka uruar përmes një fotoje të Gurit të Përmetit të ndriçuar me ngjyrën mavi, ndërsa Basha përmes një luleje Blu.
Ilir Meta nuk ka llogari në rrjetet sociale, por faqja zyrtare e LSI-së e ka shkelur Kodin Zgjedhor dhe heshtjen, duke përfshirë në faqe mesazhe propagandistike për të votuar nr.1.
Sali Berisha, lideri historik i PD-së nuk ka bërë thirrje drejtpërdrejt për të votuar PD-në, por ka postuar një status të shkurtër ku sulmon Edi Ramën.

[gallery]22803[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO