Për të dhënë mesazhin se protesta e opozitës do të ishte paqësore, lideri i PD Lulzim Basha ka bërë thirrje që protestuesit të marrin me vete dhe fëmijët.
 
Ishte vetë Basha ai që mbante në duar dy vajzat e tij të vogla në rrugëtimin nga selia e PD dhe deri tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, e ndërsa thirrjes së liderit të opozitës i janë bashkuar edhe shumë protestues të tjerë.
 
Shqiptarja.com ju sjell disa fotografi ku mund të shikohet prania e disa fëmijëve edhe pse ndoshta ata nuk e dinë se për çfarë po protestohet.
 
Ato janë të moshave të ndryshme teksa të shoqëruar nga prindërit dëgjojnë fjalimit e kryedemokratit Basha. 

[gallery]22254[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)