Disa shtëpi nën ujë në Katund të Ri në Durrës, ministrat Peleshi dhe Ekonomi inspektojnë situatën! Ushtria në gatishmëri  

Reshjet në vend kanë krijuar një situatë të vështirë në disa zona. Në Durrës, në fshatin Katund i Ri, niveli i rritur i ujërave ka bërë që të përmbyten disa shtëpi.  Qytetarët thonë se ai është futur brenda në shtëpi.

Për të parë nga afër situatën, paraditen e sotme kanë shkuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, të shoqëruar nga drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Menjëherë nisi heqja e ujit përmes pompave. Pasi të largohet uji, bashkia do të ndërhyjë për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta.

Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes njofton se lumi Erzen është tërhequr në shtratin e tij, por shumë shtëpi mbeten ende nën ujë në njësinë administrative Katund i Ri në bashkinë e Durrësit.

Ministri Peleshi konstatoi përmirësimin e situatës dhe siguroi se Forcat e Armatosura do të jenë në gatishmërinë për çdo situatë të krijuar.

"Do vazhdojmë të jemi këtu në gatishmëri ndonëse pritet që dy ditët në vazhdim pritet të ketë mot të mirë. Jemi të pajisur, kemi mjete kalueshmërie të lartë, kemi mjete të vogla lundruese, gjeneratorë dhe gjithçka tjetër që nevojitet, forca njerëzore, forcat e ushtrisë. Duhet thënë që kur ka raste të tilla duhet të nxjerrim dhe mësime", tha Peleshi.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi kërkoi bashkëpunim nga banorët e zonës për të liruar dhe zhbllokuar kanalet e niveleve të treta.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës