Lezhë- Erërat e forta që kanë përfshirë rajonin gjatë natës së kaluar kanë sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona.
Nga 21 fidra elektrikë që ka Lezha, 12 prej tyre dolën jashtë funksionit për shkak të dëmtimit të shkëputjes së përcjellësve të energjisë elektrike.
Për të riparuar defektet e shkaktuar u angazhuan një numër i madh punonjësish të OSHEE-së të cilët erdhën edhe nga Shkodra.
Falë ndërhyrjes së shpejtë në shumë zona u rikthye energjia, ndërsa sipas Drejtorit të OSHEE-së në Lezhë Armand Zhuka po punohet intensivisht për të rikthyer energjinë dhe në tre fidrat e tjerë që aktualisht janë jashtë funksioni.
Mungesa e investimeve prej dekadash në rrjetin elektrik të Lezhës bëhet shkak për ndërprerje të energjisë elektrike në rastet kur ka reshje dhe erëra të forta.
Kjo problematikë pritet që të marrë zgjidhje pas përfundimit të investimit të ri që ka nisur për ti kthyer fiderat nëntokësor.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com