Disfata në Parlamentin Europian, Macron: Zgjedhjet, për të ndalur ekstremistët! Duhet të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes, s’dorëhiqem

Presidenti francez Emanuel Macron, partia e të cilit pësoi disfatë në zgjedhjet për parlamentin Evropian doli në një konferencë të jashtëzakonshme ku bëri thirrje që në zgjedhjet e parakohshme, francezët të refuzojnë ekstremizmin.

“Shpresoj që kur të vijë koha, burrat dhe gratë me vullnet të mirë që do të jenë qenë në gjendje t'u thonë jo ekstremeve, do të bashkohen... Do ta vendosin veten në një pozicion për të ndërtuar një projekt të përbashkët, të sinqertë që është i dobishëm për vendin”-është shprehur Macron.

Partia e tij fitoi më pak se gjysmën e rezultatit prej 31 për qind të partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në votimin  për në PE, ndaj siç tha Macron, thirrja e zgjedhjeve të parakohshme ishte e domosdoshme për të parandaluar ngritjen e ekstremit të djathë në zgjedhjet 2027.

Në rast se zgjedhjet e parakohshme i japin kampit të Macron një tjetër goditje dhe i japin ekstremit të djathtë francez një shumicë edhe më të madhe në Asamblenë Kombëtare, presidenti ripohoi se nuk ka në plan të japë dorëheqjen nga posti.

“Ne do të duhet të qeverisim ndryshe”, siguron Macron, i cili konfirmoi se Gabriel Attal do të udhëheqë fushatën e kampit presidencial.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë