Disiplina dënon Cungun me 2 sfida
Tirana gjobitet për Stivi Frashërin

Disiplina dënon Cungun me 2 sfida<br />Tirana gjobitet për Stivi Frashërin
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka pezulluar me 2 ndeshje trajnerin e Vllaznisë, Armando Cungu për protesta, gjeste dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe arbitrit Meta në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Partizanin në incidentin e krijuar pas pretendimeve për një penallti.

Në përplasje u përfshi edhe lojtari i Partizanit, Gomez por Disiplina nuk e ka ‘parë’. Cungu do të mungojë ndaj Skënderbeut në Kupë dhe Flamurtarit në kampionat. Tirana për sjellje diskriminuese ndaj kundërshtarit në ndeshjen me Bylisin dënohet me 100 000 lekë gjobë.

Specifikisht bëhet fjalë për mosdhënien e dorës Stivi Frashërit nga tre lojtarë bardheblu. Flamurtari, Vllaznia dhe Kukësi dënohen me 50 mijë lekë gjobë për shkak të sjelljes së tifozëve në stadium. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës