Disiplina 'internon' Egnatian larg Rrogozhinës dhe pa tifozë, zyrtari i së Dytës dënohet me tetë ndeshje

Disiplina 'internon' Egnatian larg Rrogozhinës dhe pa tifozë, zyrtari i së Dytës dënohet me tetë ndeshje

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit në futbollin shqiptar. Për mungesën e përmbushjes së përgjegjësive dhe dhunën e vazhdueshme ndaj zyrtarëve të FSHF-së, Egnatia do duhet t'i zhvillojë ndeshjet e pjesës së mbetur të sezonit pa tifozë dhe në fushë asnjëanëse. Dënime edhe në Kategoritë e tjera, me zyrtarin e Veleçikut, Nuri Rexha që është pezulluar me tetë ndeshje.

Vendimet e plota:

  1. KF Egnatia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur si dhe në vijim të vendimit Nr. 30 datë 30.03.2023, në bazë të neneve 63, 64/2 dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023 pa tifozë dhe në fushë asnjanëse.
  2. Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i Shënkolli U-17, Nikollë Leka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF Shkodra U-17, Omer Gëlqerja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF Spartaku, Endri Dahriu, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Spartaku, Amarildo Mustafa, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i AF Kamza U-15, Fatmir Tare, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. AF Kamza U-15, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe duke sjellë si pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 63, 64/2 dhe 64/4 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër F.B.A U-15 dhe dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  9. Akademia e Futbollit U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-14, kundër SH.S Pepa U-14, në bazë të nenit 30/3 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  10. KF Skënderbu U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-19, kundër FC Internacional Tirana U-19, në bazë të nenit 30/3 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë