Disiplina “burgos” Radasin, dënohen
Skënderbeu me Kukësin për tifozët

Disiplina “burgos” Radasin, dënohen<br />Skënderbeu me Kukësin për tifozët
Disiplina vazhdon me dënimet. Lojtari i Skënderbeut Marko Radas për sjellje të gabuar dhe përshtypje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 6 pezullim.

Skënderbeu për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjen me Flamurtarin dënohet me 50 mijë Lekë gjobë.

Ndërsa Kukësi me një ndeshje pa tifozë për hedhje të fishekëzjarreve në fushë që sollën edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Lojtari i Sopotit Shkëlqim Hajdari dhe lojtari i Luftëtarit, Fejzo Shenaj për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohen secili me 1ndeshje pezullim.


Vendimet e plota
  1. Lojtari i KF “Skenderbeu”, Marko Radas, per sjellje te gabuar dhe pershtymjen ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 6(gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.f te KDS.
  2. KF “Skenderbeu”, per sjellje te keqe te tifozerise se saj si dhe perdorimin e mjeteve ndezese pa shkaktuar nderprerjen e ndeshjes, denohet me gjobe me vlere 50.000(pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 64/1.e dhe 65/1 te KDS.
  3. KF “Kukesi”, per hedhje te mjeteve ndezese ne fushen e lojes duke shkaktuar nderprerjes e saj, denohet me 1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.a te KDS.
  4. Lojtari e KF “Sopoti” , Shkelqim Hajdari dhe lojtaeri i KF “Luftetari”, Fejzo Shenaj, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet secili me 1(nje) ndeshje pezullim nga aktivtieti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
  5. Tranjeri i KF “Luftetari”, Bledar Devolli, per protesta me xheste ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  6. KF “Pogradeci”, per sjellje te keqe te tifozerise se saj si dhe mos marrje masash organizative per mbarvajtjen e ndeshjes me KF “Lushnja”, denohet me gjobe me vlere 15.000(pesembedhjetmije) leke, bazuar ne nenin 64/1.e,65/1 dhe 136/1.a  te KDS.
  7. Lojtari i KF “Tirana B”, Franc Kosova, per ofendim te publikut dhe lojtarit kundershtar, denohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenet 48/1.d dhe 53 te KDS.
  8. Tranjeri i KF “Alpetrol”, Llazar Dushi, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.
  9. Tranjeri i KF “Iliria” U-15, Dashamir Cangu, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a  te KDS.
  10. Lojtari i KF “Iliria” U-15, Gert Debrori, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49.1/a  te KDS.

 
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.
 
                                                           Komisioni i Disiplines
 
                  Kryetar                                          Anetar                                         Anetar              
                  Ardian Haci                                   Ermal Bime                                 Kujtim Pagria
 




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit