Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të ndeshjeve të fundit në futbollin shqiptar. Egnatia, për sjellje të gabuar të tifozëve merr një gjobë me 100 mijë lekë. Për të njëjtën arsye, Tomori në Kategorinë e Parë është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, teksa ka dënime edhe te lojtarët. Arlind Xaka i Maliqit pezullohet me pesë ndeshje për shkak të sulmit kundër kundërshtarëve. Apolonia paralajmërohet se në rast të përsëritjes të sjelljes së gabuar të zyrtarëve të klubit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Njoftimet e plota:
- KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- FK Apolonia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes të sjelljes së gabuar të zyrtarëve të klubit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Lojtari i KF Maliqi, Arlind Xaka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SH.S Albpetrol, Rudin Nako, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shënkolli, Ded Bushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Bylis U17, Paulin Sinarrapaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.