Ditën e sotme, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së, ka bërë të ditur vendimet për javën e fundit futbollistike në vend. Këto vendime lidhen me Superioren, Kategorinë e Parë dhe të Dytë e deri tek futbolli i moshave.
Klubi i Egnatias e ka pësuar prej tifozëve, duke u gjobitur me 100 mijë lekë të reja. Ndërkohë që me 50 mijë lekë të reja është gjobitur edhe Teuta, po për sjellje të gabuar të tifozëve.
Gjoba të majme me nga 100 mijë lekë të reja ka pasur edhe për Laçin e Kukësin në Kategorinë e Parë. Këtu nuk ka shpëtuar as Oriku, duke u gjobitur me të njëjtën shumë.
Njoftimi i plotë:
KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/e dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
KF Oriku, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lojtari i KF Butrinti, Mounde Ekango, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Naftëtari, Enti Gjishti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Apolonia U-19, Aleks Kazheli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FC Lushnja U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-19, kundër KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i FC Lushnja U-17, Fabjan Qoraj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Triumph U-17, Etien Blaceri, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Akademia e Futbollit U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë kundër FC Kinostudio U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
FC Albanet U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër Flamurtari FC U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa, Godswill Chinwendu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Komente









