FUSHE KRUJE- Lagja e romëve në Fushë Krujë prej 5 vitesh thahet për ujë të pijshëm. Janë rreth 1500 banorë të komunitetit rom të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, ndonëse Ujësjellësi i ri u vu në funksion për gjithë qytetin pak vite më parë.

 Në këto kushte, banorët e sigurojnë ujin e pijshëm përmes trumbave të ndërtuara në çdo oborr shtëpie. Edhe në këtë rast problemi bëhet edhe më i madh pasi uji është i ndotur shpesh sëmurin fëmijët. Banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa theksojnë se ndihen të diskriminuar nga qeveria.

Banorët ankohen se ndonëse tubat e ujesjellesit jane shtrirë prej vitesh ne lagjen rome uji asnjëhere nuk ka rrjedhur në cezmat e banesave të tyre. Ndërsa në ndërmarrjen e ujësjellësit të Fushë Krujës askush nuk të pret për të dhënë një përgjigje konkrete, se cila është arsyeja që kjo lagje nuk furnizohet me ujë të pijshëm.


(sg/shqiptarja.com)