Dislike në You Tube, Big Basta: “Më frymëzojnë për tekstet e radhës”

Dislike në You Tube, Big Basta: “Më frymëzojnë për tekstet e radhës”
Gerald Xhari, apo siç njihet nga të gjithë me emrin Big Basta, ka nisur aktivitetin muzikor në studion e tij të re muzikore “042 Zone”. E mesa duket ka qenë kjo sipërmarrje e re, e cila e ka frymëzuar reperin për të bërë “boom” në Kënga Magjike, ku vjen si këngëtar, tekstshkrues, apo edhe si kompozitor. Por këngët e tij edhe pse cilësore, janë shpesh të sulmuara nga komente dhe dislike në You Tube. Në një intervistë për “Pink Report”, këngëtari flet për pjesëmarrjen në këtë event dhe për sulmet e vazhdueshme karshi tij. Ndonëse ka qenë gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private, Big Basta ndan me ne edhe planet për bashkëjetësën me këngëtaren e mirënjohur dhe njëkohësisht të fejuarën e tij, Vesa Luma.

Keni pak kohë që keni çelur një sipërmarrje të re, sa të vështirë e keni patur?

Disa lekë larg (qesh), por është një sipërmarrje që mua më ka bërë të kënaqur. “042 zone” është ëndrra ime, është studio muzikore e të gjithëve.

Çfarë është “ 042 Zone”?
“042” është prefiksi i Tiranës, (qesh) është bardh e blu si Tirana. Por bluja është ngjyrë paqeje dhe shumë frymëzuese në të njëjtën kohë.

Të kanë ndihmuar edhe fansat për të gjetur dizenjon e logos, në fakt sa të rëndësishëm janë për ju?

Janë shumë të rëndësishëm edhe këtë e kam vëne re jo vetëm për studion, por edhe kur kam nxjerr singëlla të rinj ata më mbështesin shumë. Edhe për këtë studio më dhanë mbështetje të fuqishme, pasi unë e ndjeja tu kërkoja diçka atyre dhe ata kërkonin diçka të re nga unë.

Këtë vit keni bërë edhe “boom” në Kënga Magjike. Vini si këngëtar, kompozitor, tekstshkrues si ndiheni?

Nuk është se ka bërë Big Basta “boom”, por u ndjeva mjaft mirë edhe një tjetër vit me KM. U ndjeva ajo pjesë e skuadrës dhe i falenderojë drejtuesit e këtij eventi, që edhe këtë vit pati atë “boomin” e saj.

Si janë pritur këngët e tua dhe a do të donit të merrnit një çmim?

Unë preferoj që pasi të mbaroj KM, të kem ato reagimet e njerëzve që edhe këtë vit solla një gjë të bukur, pasi ajo është jo vetëm konkurrencë por edhe lojë. Edhe raportet me kolegët këtë vit duket sikur janë sheshuar, në përgjithësi në muzikën shqiptare.

Në fakt mua nuk më duket sikur po sheshohen nisem edhe nga fakti që shumë nga këngët e tuaja, kanë reagime jo të mira në You tube, ka ndonjë inat apo xhelozi me ju?

Ka ndonjë inat me mua?! Se di gjithë problemi është se ku e gjejnë veten njerëzit, nëse ata e gjejnë veten mirë duke bërë “dislike” le të vazhdojnë ta bëjnë.

Ju mërzisin këto gjëra ?

Këto më frymëzojnë për tekstet e radhës (qesh).

Le të ndalemi pak në pjesëmarrjen tuaj në këtë event. Jemi mësuar të shohim Big Bastën si repist po pse solle dhe Encën si repere?

Ideja është që kënga kishte nevojë, por dhe tregut i nevojitej një femër që të vinte si repiste. Duke parë edhe nëpër botë se kush po ecën më tepër. Por Enca ka një stil që është vërtet për tu lakmuar.

Dimë që po shkon shumë mirë edhe bashkëjetesa me këngëtaren, Vesa Luma po kërkoni për një shtëpi aktualisht..

Jemi në kërkim të një shtëpie, e kemi një shtëpi në dispozicion por duam të zgjerohemi pak, pasi edhe Vesa ka marr pasaportën shqiptare dhe do të jetojë në Shqipëri tani.

Si ndihesh Gerald, jeni fejuar në një ceremoni shumë të ngushtë private?

Po tani fejesa nuk di të bëhet ndryshe, apo të marrim balerina (qesh), por e pranoj jemi fejuar. Nuk më erdhi mirë në fakt me gazetat pasi ishte një lajm që u përfol shumë, kur ajo është një ngjarje personale dhe për atë lajm është mbajt referat gjithë ditën. Megjithatë ndihem i lumtur.

Pas KM, ku do t’iu shohim tjetër?

Po përgatis një mix tape më pas do të merrem me xhirimet e një klipi, por kam në plan të ngre edhe një lloj stafi apo kompanie, që të ketë mundësi të bëj video dhe ti transmetojë ato në You Tube.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët