Ditëlindja e Met Begës,fjalët
prekëse të vajzës:Festo në parajsë

Ditëlindja e Met Begës,fjalët<br />prekëse të vajzës:Festo në parajsë
Meta Bega është një nga ata aktorë që I mungon publikut shqiptar, një aktor që dhuroi kaq shumë të qeshura në familjet shqiptare.

Nëse sot Met Bega do të ishte pranë nesh do të mbushte plot 71 vjeç.

Eshtë pikërisht vajza e tij Matilda Bega e cila e kujton përmes një statusi në Facebook dhe fjalët e saj janë shumë prekëse.

Postimi në Facebook i Matildës
 
“Sot është data 7 Gusht një datë që nuk do ta harroj derisa të vdes është data e ditëlindjes së babait tim. Une jam Matilda Bega por pak ma dinë emrin. Unë për të gjithë jam e bija e Met Begës.

Edhe pse u bënë 2 vite pa babin përditë e njëjta pyetje mos je gjë e bija e Met Begës. Sa mirë ndjehem se kështu ai mbetet me mua deri në vdekje.

Edhe pse mama e 2 fëmijëve mbetem e bija e Metit madje edhe fëmijëve të mi Reas edhe Geldit tashmë u thonë mbesa dhe nipi i Met Begës për të cilët gjyshi pati shumë ëndrra, por nuk mundi, u sëmur, vuajti shumë nga një sëmundje të cilën ai nuk e meritonte. Gjithsesi për një gjë jam e sigurt ai vuajti gjatë nga sëmundja në tokë, por tashmë një gjë është e sigurt, ai është në parajsë..Kurrë nuk do ja kujtoj ditën e vdekjes tim eti por për të ka vetëm një datë ,data e lindjes 7 gusht. Këtë datë ai vetë e kishte të shenjtë:  bënte 2 festa, një në shtëpi e  një me kolegët e estradës.

Gezuar ditëlindjen baba, festo aty në parajsë ku e meriton”,-
shkruan Matilda Bega.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë