Në të Ermali ka bërë një panoramë të jetës së tij, duke përcjellë një mesazh shumë të qartë që secili duhet ta marr jetën ashtu siç i vjen.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga kantautori Pirro Çako, ndërsa video është realizuar nga Pro Video. Pjesë e këtij klipi është edhe bashkëshortja e tij Ami, të cilin ai e cilëson si gjysmën e tij.
Sigurisht që edhe në këtë këngë nuk mund të mungonin dozat e humorit. Pjesë e saj janë bërë edhe aktorët e humorit të Apartament 2 XL, të cilët sjellin gjithnjë humor me batuat e tyre.
Jo vetëm aktorët por edhe miq të tjerë të Ermalit, janë pjesë e kësaj kënge. Aty shohim Dr.Florin, por dhe kantautorin Pirro Çako i cili është një nga miqtë e ngushtë të Ermalit.
Kënga “Ditët e mija” vjen shumë bukur edhe në këtë atmosferë festash.
Su/ Shqiptarja.com