Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, Meta dekoron me çmimin ‘Për Merita të Veçanta Civile’ pesë dhurues të rregullt

Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, Meta dekoron me çmimin ‘Për Merita të Veçanta Civile’ pesë dhurues të rregullt

Presidenti Ilir Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut ka dekoruar me çmimin ‘Për Merita të Veçanta Civile’ pesë dhurues të rregullt gjaku në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar Meta shkuran se antarë dhe zyrtarë të Presdiencës, si edhe të rinj u solidarizuan dhe shuruan gjak në ndihmë të fëmijë talasemikë.

“Në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe në kuadër të nismës ‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, anëtarë të Kabinetit dhe zyrtarë të administratës së Institucionit të Presidentit të Republikës, si edhe dhjetëra të rinj e të reja u solidarizuan sot vullnetarisht me kauzën humane dhe dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve me talasemi dhe njerëzve që kanë nevojë jetike për të.

Frymëzues ky solidaritet, që vë në jetë atë që Shenjtorja Nënë Tereza na ka mësuar: ‘Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi’.

Me këtë rast, çmova me Titullin ‘Për Merita të Veçanta Civile’ pesë dhurues të rregullt të gjakut, zonjat Luljeta Hidri dhe Albana Pergjini dhe zotërinjve Aleksandër Markaj, Eglend Bici dhe Artur Bakiu, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar si dhe në vlerësim të dedikimit, dhembshurisë dhe humanizmit të treguar për të shpëtuar jetë njerëzish.

I inkurajoj të gjithë qytetarët, por veçanërisht të rinjtë e të rejat, t’i bashkohen edhe më fort kësaj kauze fisnike dhe të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, duke mposhtur frikën dhe çdo lloj indeferentizmi, për të ndërtuar një shoqëri më solidare, më të dhembshur e më humane, që mendon, kujdeset dhe vepron në shërbim të njerëzve më në nevojë”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, 17 mijë dhurime 5 mujorin e parë të 2021! Rraca: Situata e kënaqshme


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja