Buxheti për sigurinë ushqimore do të rritet me 12,1% në vitin 2026 për të forcuar kontrollet dhe kapacitetet laboratorike që monitorojnë produktet ushqimore në treg. Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Ditën Botërore të Konsumatorit.
Salla tha se institucionet po punojnë për të garantuar që produktet që mbërrijnë në tryezën e qytetarëve të jenë të sigurta dhe të kontrolluara.
"Rritja me 12,1% e buxhetit për sigurinë ushqimore në vitin 2026 forcon kapacitetet laboratorike dhe institucionale, ndërsa puna për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në Kapitullin 12 garanton më shumë siguri për konsumatorët dhe më shumë besim për produktet Made in Albania në rrugën drejt Shqipërisë 2030" tha Salla
Sipas tij, përmes Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë realizohen 1 945 teste të akredituara sipas standardit ISO 17025:2017, të cilat shërbejnë për monitorimin e cilësisë së produkteve ushqimore.
Ministri theksoi se rritja e buxhetit synon të forcojë kapacitetet laboratorike dhe institucionale në këtë sektor, ndërsa Shqipëria vijon punën për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në Kapitullin 12. Sipas tij, kjo do të rrisë sigurinë për konsumatorët dhe besimin ndaj produkteve shqiptare.
Në mesazhin e tij në rrjete sociale, Salla u shpreh se nën sloganin e këtij viti “Produkte të sigurta, Konsumatorë të sigurt”, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon përkushtimin për të siguruar standarde të larta të sigurisë ushqimore.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
17.4%
-
Jo
74.1%
-
Nuk kam mendim
8.5%
Vota total: 518
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fondet IPARD? Salla: Afat deri më 9 prill për plotësimin e detyrave! Hiqet skema e naftës për fermerët, ministri: Rritëm mbështetjen për tufat
31 Mars, 11:01
-
Ministri Salla në Kavajë: Shqipëria nis eksportin e vezëve “Kategoria A”, pas dakordësimit me BE
30 Mars, 22:01
-
La Amerikën për Shqipërinë, i riu punësohet me kontratë 1-vjeçare në AKU, Salla: Shembull i të rinjve që sjellin vlerë në vend
28 Mars, 11:43
-
Mbi 247 mijë gjedhë të kontrolluar për tuberkulozin, Shqipëria shton masat për sigurinë ushqimore
24 Mars, 15:15
-
Të rinjtë fokusohen tek bujqësia, Rama: Programi Kombëtar i Praktikave një hap drejt punësimit
23 Mars, 11:50
-
Takimi me përfaqësuesen e Bankës Botërore për ecurinë e projektit CRAD, Ministri Salla: Maksimizojmë përfitimet për fermerët dhe sektorin bujqësor
18 Mars, 13:45
-
Ministri Salla: Marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Preshevës për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerëve
11 Mars, 18:18
-
AKU bllokoi 104 ton misër blegtoral të dyshuar me aflatoksinë, në magazinë u gjetën vetëm 9.5 ton! Gjobitet dhe kallëzohet penalisht kompania në Shkodër (EMRI)
10 Mars, 18:43
-
Prej 3 vitesh të bllokuara, dritë jeshile për fondet e IPARD III nga Brukseli? Ministria e Bujqësisë: Presim përmbyllje të marrëveshjes së financimit
10 Mars, 16:37
-
Ministri Salla nga Brukseli: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural
9 Mars, 19:37
-
‘Pse lejohet grabitja e tokës së Semanit?’ Braçe-Sallës: Mbroni lumin! Ministri: S’është administruar asnjë kërkesë zaptimi ose tjetërsimi prone
5 Mars, 12:39
-
Përmbytjet ende dëm pa ‘faturë’! Fermerëve u del lakra me 'dy kokë', Korreshi përballet me ministrin: Fara jo cilësore
3 Mars, 17:18