Dita Botërore e Muzikës, bashkia e Tiranës rehabiliton lulishten 'Frederic Chopin! Veliaj: Rikthyem një bizhu në qytet (VIDEO)

Në bashkëpunim me ambasadën polake dhe atë franceze bashkia e Tiranës përuroi sot një lulishte te rehabilituar pranë zonës e Liqenit Artificial e quajtur Frederic Chopin, kompozitorit të njohur polak. Kjo ndodhi pikësrisht në Ditën Botërore të Muzikës, ndërsa në ceremoni morën pjesë kryebashkiaku Erion Veliaj, Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura, Ambasadorja e Francës, Christina Vasak dhe Kryetari i Shoqatës “F. Shopen”, Zhani Ciko.

Veliaj tha se kryeqyteti ka nga sot një tjetër bizhu, ndërsa theksoi se një fokus të veçantë ka edhe nisma për rehabilitimin e hapësirave publike. “Ky është një vit përvjetorësh; është përvjetori i Chopin, është edhe përvjetori i Tiranës kryeqytet. Një nga nismat që mund të funksionojë edhe në kohë pandemie është rehabilitimi i hapësirave publike në qytet. Sheshi “Chopin” është hyrja kryesore e Liqenit Artificial të Tiranës, pra është një reflektim i fundit pare se të futemi në një mjedis më të qetë dhe më të pastër. Ndaj, më vjen mirë që kjo portë e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, sot ka dalë në dritë; është një bizhu e pastruar nga pluhuri, ka marrë shkëlqim, është kuruar me detaje, dhe besoj se do të kthehet në një hapësirë reflektive të çfarë do të thotë sot të jesh njeri i mirë, i talentuar, por edhe evropian i mirë."

Ai theksoi se vetë figura e kompozitorit të njohur, që lindi në Poloni dhe u transferua në Francë, është një sinonim edhe i shumë historive të suksesit të Shqipërisë: “Para pak ditësh ishim me Inva Mulën për të hapur sallën “Avni Mula”, në shkollën “Servete Maçi”, tek rruga “e Dibrës” dhe kuptojmë se fatet i kemi të lidhura. Mund të lindim në Poloni, ose në Shqipëri, mund të fitojmë sukses në Paris, por mund të rikthehemi sërish dhe të kontribuojmë; besoj se Europa është mbështetur mbi këto themele. Ndaj, jam sot shumë i lumtur dhe mirënjohës për bashkëpunimin me Ambasadën Polake, me Ambasadën Franceze, me miqtë si Zhani Ciko, dhe të gjithë ata që e ruajnë me pasion."

Veliaj ndër të tjera tha se Tirana do të rikuperojë shumë prej aktiviteteve publike prej pandemisë, ku sigurisht nuk do të mungojnë edhe ato që lidhen me muzikën e artin në përgjithësi. “Tani kemi pandemi, por do të vijë një ditë e bukur kur të mund të jemi të gjithë bashkë. Jam i sigurt se do t’i rikuperojmë edhe aktivitetet publike, me fokus muzikën dhe pasionin e atyre që prej muzikës, edhe prej miqësisë polako-franceze-shqiptare, janë bërë bashkë në organizime të tilla. Vërtetë jemi krenarë për gjërat që janë origjinale, historike shqiptare, por jemi gjithashtu pjesë e një stofi europian, ku frymëzimi që na vjen nga figura si Chopin, do të na shoqërojë teksa mobilizohemi të jemi akoma më aktivë si pjesë e Europës.”

1592738016_f3061460372e461e8f05ed8c2ae7cc6d.jpg

Ambasadori polak, Karol Bachura, shprehu mirënjohjen ndaj Bashkisë së Tiranës për vëmendjen që tregon ndaj artit dhe personaliteteve të tilla si Frederik Chopin: “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që me kreun e Bashkisë ne ia dolëm mbanë që të rikonstruktonim këtë shesh e gjithashtu të mundësonim vendosjen e ndriçimit për të bërë të mundur dukshmërinë e  monumentit edhe gjatë natës."

Ndërsa, ambasadorja franceze Christina Vasak e cilësoi figurën e Chopin një figurë evropiane.

Në Shqipëri funksionon edhe Shoqata “Frederik Shopen” me maestron Zhani Ciko në krye dhe ku kultivohen virtuozë të brezit të ri, të dashuruar me muzikën shopeniane: “Një gjë shumë e bukur, është një kartelë që do i shërbejë turizmit. Në emër të shoqatës jam vërtetë shumë i kënaqur, sepse është shoqata më e vjetër artistike, prej viteve ’90-të me njerëz seriozë, me njerëz që duan kulturën, artin, muzikën dhe që i shërbejnë me devocion artit."

Frederic Chopin

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Basha kryeministër e Rama president', a do të ishit dakord me këto poste për kryetarët e partive të mëdha pas vitit 2021?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pushuesit kthehen në shtëpi! Fluks automjetesh në rrugën e Shëngjinit (VIDEO)