Dita Botërore e Shëndetit Mendor, Manastirliu takim me të rinjtë: Gati për shërbime të integruara

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, Manastirliu takim me të rinjtë: Gati për shërbime të integruara

Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë takimit me të rinjtë në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

“Qendrat komunitare të shëndetit mendor dhe shtëpitë e mbështetura do të shtrihen në të gjithë vendin, pasi strategjia jonë ka të bëjë me deinstitucionalizimin, pra për tu larguar nga trajtimi në spitalet psikiatrike, për të shkuar drejt shërbimeve komunitare, si mënyra më e mirë për riintegrimin e personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor,”- u shpreh Manastirliu.

Në ditën Botërore të Shëndetit Mendor, e cila këtë vit i dedikohet trajtimit të problematikave të shëndetit mendor tek të rinjtë dhe adoleshentët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zgjodhi të flasë në një takim të hapur me të rinjtë, ku merrnin pjesë edhe profesionistë të trajtimit të shëndetit mendor.

“Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, e para gjë e rëndësishme është të flasim hapur sepse vetëm kështu mund të luftojmë me stigmën që për fat të keq, shoqëria jonë ka kur bëhet fjalë për çrregullimet e shëndetit mendor. Vetëm kështu, do të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin, duke u përqëndruar së pari, tek parandalimi”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal te krijimi i një sistemi të integruar të shërbimeve për problemet e shëndetit mendor, me qëllim që shërbimi të jepet sa më pranë komunitetit dhe të jetë gjithëpërfshirës.

“Po punojmë për ngritjen e një rrjeti të integruar të shërbimeve të shëndetit mendor për trajtim, rehabilitim dhe riintegrim shoqëror. Veç qendrave ekzistuese, së shpejti hapim qendrën komunitare të shëndetit mendor në Kavajë, ku do të trajtohen pacientë të spitalit psikiatrik të Elbasanit”, tha Manastirliu.

Gjatë bashkëbisedimit, të rinjtë e shkollave të Tiranës ngritën pyetje për mënyrën se si mund të ndihmohet dikush që shfaq shenjat e sëmundjeve të shëndetit mendor dhe ku mund të kërkohet ndihmë.

Mjekët psikiatër të qendrave komunitare, të pranishëm në bashkëbisedimin me të rinjtë, u shprehën se mund të konsultohet menjëhere mjeku i familjes, i cili referon çdo rast në shërbimet më të specializuara. Aktualisht problemet e shëndetit mendor trajtohen në mënyrë të specializuar në 13 Shtëpi të Mbështetura, 9 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor, 4 shërbime të specializuara të shëndetit mendor me shtretër dhe 2 qendra ditore.

Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se 1 në 4 persona është i rrezikuar të preket një herë në jetë nga probleme të shëndetit mendor dhe në vitin 2020, shëndeti mendor do të kalojë në vend të parë sa i takon sëmundshmërisë globale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë