Dita botërore e Sindromës Down, sfidë punësimi i tyre, personat me aftësi të kufizuar duan parti! Refuzohen nga KQZ

Në vendin tonë, rreth 800 persona të grupmoshave të ndryshme janë të diagnostikuar me sindromën Down.

Stigmat shoqërore dhe mjaft herë dhe diskriminuese kanë sjell që ende sfida kryesore e këtij target grupi i të mbetet përfshirja në tregun e punës.

Flavia Shehu, përfaqësuesja e Fondacionit Down Syndrome Albania thotë se mungojnë instrumentat e duhura për të arritur këtë gjë.

'Vetë personat me Sindromën Down duhet të përgatiten, por edhe bizneset duhet të trajnohen si staf për të ditur për t’u qasur në mënyrën më të mirë në ambientin e punës.  Kjo është totalisht e mundur, pasi përgatitja s’merr më shumë se disa ditë, dhe disa instruksione të qarta në mjedisin e punës'- tha ajo. 

Por në çfarë lloj punësh mund të punësohet një person me Sindromën Down?

Mund te kryejnë punët rutinore, si sekretar, kopshtar, apo dhe sistemues te produkteve te ndryshme apo rrobave

Specialistët thonë se pas moshës 18 vjeç qendrat që ofrojnë trajnim për personat me Sindromën Down janë të pakta çka ka shkaktuar dhe kualifikim shpesh here jo të duhur

‘Pas moshës 18 vjecc janë shumë pak qendra publik që ofrojnë shërbimin deri në moshën 21 vjeçare. Kjo është mosha maksimale që në të cilën fëmijët apo të rriturit në Sindromën Down qëndrojnë. Pas kësaj moshe e kemi të vështirë të dimë se çfarë bëjnë këta persona. Ka disa pak raste, miniamliste, 1,2 apo 3 raste të punësuar. Për të arritur te punësimi kërkohet arsimi cilësor, kutikulat e duhura për këtë kategori.’- tha ajo.

Për të kërkuar më shumë të drejta personat me aftësi të kufizuar ishin këtë të martë dhe në KQZ ku kërkuan regjistrimin atje të një partie e cila do të shërbejë  për mbrojtjen e interesave të tyre. Kërkesë e cila u refuzua.

‘Ne jemi të përjashtuar direkte nga sistemi zgjedhor, skeni deputetë, skenë anëtarë këshilli, ske qenë i zoti dje, sot persekutohesh e nuk futesh në zgjedhje. Ligj diskriminues, sidomos për personat me aftësi të kufizuar.’- vijo ajo.

 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naku: 22/03/2023 09:07

    Ju duhet te loboni tek deputet ose tek komisioni parlamentar i ceshtjeve sociale me ane te shoqatave tuaja. Parti hapet per kauza kombetare. Por lobimi eshte nje mjet qe perdoret per te avancuar ceshtjet tek ligjvenesit

    Përgjigju
  • Naku: 22/03/2023 08:32

    Ketu diskriminohen edhe opozita, jo me keta te shkrete. Do kohe qe te emancipohet shoqeria jone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion