Dita Botërore e Teatrit, ‘Teatri si një faltore’

Dita Botërore e Teatrit, ‘Teatri si një faltore’

Foto ilustruese nga TK

Në fund të performancës në Teatrin ‘Ajoka’, ku jepej shfaqje mbi poetin sufi Bulleh Shah, një burrë i vjetër i shoqëruar nga një djalosh i ri, shkuan drejt aktorit i cili po luante rolin e 'Sufit të Madh' dhe i thotë: “Nipi im është i pamundur, a mundemi ju lutem t’i jepni atij një bekim?”. Aktori u step dhe tha: “Unë nuk jam Bulleh Shah, jam thjesht një aktor, i cili po luan rolin e tij”. I moshuari i kthehet: “Bir, ti nuk je aktor, ti je mishërimi i Bulleh Shah”. Papritur, një koncept i ri i teatrit lindi për ne, ku aktori bëhet mishërim i rolit që po portretizon.

Duke eksploruar historitë si ajo e Bulleh Shah, dhe ka aq shumë të tilla në të gjitha kulturat, mund të bëhet një urë mes nesh, krijuesve të teatrit dhe një audience të panjohur, por entuziaste. Ndërkohë që performojmë në skenë, shpeshherë, harrohemi në filozofinë e teatrit, në rolet tona si lajmëtarë të ndryshimeve sociale dhe lejmë prapa seksione të masës. Në angazhimin tonë me sfidat së tashmes, ne e privojmë veten nga mundësia e eksperiencës për të prekur thellë shpirtërisht, një eksperiencë që teatri e mundëson. Në botën e sotme, ku intoleranca, urrejtja dhe dhuna janë rritje, planeti ynë po zhytet thellë e më thellë në një katastrofë klimatike, ne duhet të rifitojmë forcën tonë shpirtërore. Ne duhet të luftojmë plogështinë, letargjinë, pesimizmin, zilinë, dhe indeferencën e botës ku jetojmë, planetit ku jetojmë. Teatri ka një rol, një rol fisnik, në dhënien e energjisë dhe mobilizmin e njerëzimit për ta ngritur atë nga rënia në humnerë. Mund ta ngrejë skenën, hapësirën e performancës, në diçka të shenjtë.

Në Azinë jugore, artistët prekin me respekt dyshemenë e skenës para se të hyjnë në të, një traditë e lashtë kur bota kulturore dhe shpirtërore ishin të ndërthurura. Është koha për ta rigjetur atë lidhje simbiotike mes artistit dhe audiencës, të kaluarës dhe të ardhmes. Të bësh teatër është një akt i shenjtë dhe aktorët mund të bëhen rimishërim të roleve që luajnë. Teatri ka potencialin të bëhet një faltore dhe faltorja një hapësire performance.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai