'Dita do të jetë tepër interesante nga pikëpamja e dashurisë...', mësoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

'Dita do të jetë tepër interesante nga pikëpamja e dashurisë...', mësoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi 

Bëni kujdes nga xhelozia. Ndërsa në punë shmangni lodhjen e tepërt. Keni shumë projekte, por është mirë që të organizoheni vetë.

Demi

Dita do të jetë tepër interesante nga pikëpamja e dashurisë. Ndërkohë në punë do të jetë një rënie e vogël dhe pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten. Kërkesat që keni në mendje duhet t’i bëni që sot.

Binjakët

Në dashuri duket se është një atmosferë e qetë. Ndërsa në punë duket ka shumë mundësi për personat e vetëpunësuar. Nëse gjërat shkojnë keq, pranvera mund të sjellë një ndryshim.

Gaforrja 

Falë ndikimit të Hënës, do të keni momente tepër interesante nga ana sentimentale. Ndërkohë ka shumë mundësi për të nisur një projekt të ri biznesi, por problemet ekonomike vazhdojnë.

Luani 

Shmangni konfliktet në dashuri, të paktën për sot. Do të keni disa tensione të paktën deri në datën 18. Në punë bëni kujdes dhe jini të vëmendshëm.

Virgjëresha 

Më në fund një lajm i mirë në dashuri. Do të keni mundësi të sqaroni disa probleme dhe situata të ndryshme. Edhe në punë mund të ketë propozime apo ndryshime.

Peshorja: Sot do të jetë ditë e çuditshme në dashuri. Është e rëndësishme që të zgjidhen mosmarrëveshjet e vogla. Ndërsa kur të vijnë detyra të reja, bëjini gjërat me qetësi.

Akrepi 

Kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer në aspektin e dashurisë. Kushtojini vëmendje ndryshimeve në punë.

Shigjetari 

Mërkuri do të jetë në shenjën tuaj deri në datën 26 dhe kjo është e favorshme për të realizuar takime të reja në dashuri. Në punë duhet të punoni shumë dhe të mos dekurajoheni nëse diçka nuk shkon.

Bricjapi 

Ndoshta keni pasur disa vështirësi në dashuri gjatë kësaj fundjave. Sot duhet të përpiqeni t’i kapërceni të gjitha problemet. Në punë, nëse diçka nuk shkon siç duhet, shmangni bisedat, të paktën deri të premten.

Ujori 

Dita ju fton të bëni zgjedhje interesante në dashuri, por mos e teproni. Në punë ka diçka që nuk shkon, por pikërisht për këtë duhet të shmangni veprimet e rrezikshme.

Peshqit 

Në dashuri ndjeni nevojën për t’u sqaruar, ndërkohë që ndjenjat tuaja vijojnë të jetë. Në punë mund të mendoni se në të kaluarën nuk ju është dhënë ajo që duhet. Për këtë mund të bëni një kërkesë me shkrim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave