Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Për të përjetuar dicka të bukur në dashuri, duhet të prisni fundjavën. Ndërkohë, menaxhoni cdo situatë me qetësi. Në punë do të keni lajme shumë të mira. Do të arrini të siguroni një kontratë të mirë ose të negocioni për një cështje që ju ka munduar prej kohësh.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Dita do të jetë tepër interesante pasi do të përjetoni emocione shumë të bukura me gjysmën tuaj më të mirë. Ndërkohë, në punë mund të përballeni me situata të ndryshme, por nuk duhet të keni frikë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Keni ende disa çështje për të sqaruar në historinë tuaj të dashurisë dhe më pas do të vijnë momentet e ëmbla. Edhe në punë mund të keni probleme, por nuk duhet të dorëzoheni. Në këtë mënyrë do të arrini të zgjidhni gjithçka.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Mundohuni të shmangni keqkuptimet në romancë, sidomos nëse ndjeni se jeni të nevrikosur. Kjo është mënyra e duhur për të mos përkeqësuar situatat. Nga ana tjetër, do ju lindin ide të mira për të arritur sukses në punë dhe kjo vjen falë Mërkurit.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Nëse keni pëlqim për dikë, do ishte mirë të shkoni ta takoni. Nëse prisni fundjavën, do të merrni një surprizë të këndshme. Ndërsa në punë, ide të reja do të vijnë të dielën dhe do të zhvilloni një projekt për ditët në vijim.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Hëna është në anën tuaj, një ditë e shkëlqyer për ndjenjat. Në punë, ju mund të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar prej ditësh.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Në romancën tuaj duhet të sqaroni disa cështje shumë të rëndësishme. Ndërsa ata që kanë nisur një projekt në punë, është e sigurt që do të arrijnë sukses nëse vazhdojnë me këtë ritëm.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Më në fund do të ketë ditë super të lumtura për ju. Harroni cdo tension që keni përjetuar, lini debatet në të kaluarën dhe shijoni romancën me partnerin. Kjo situatë nuk do të jetë në punë. Aty do të përballeni me situata tensionuese.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Do të jeni të shqetësuar në punë sepse do të ndodhin disa ndryshime, por mundohuni t’i kaloni me qetësi. As në dashuri nuk ka dicka premtuese. Një situatë e ditëve të fundit do ju ngarkojë gjendjen tuaj.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Në dashuri, ka ardhur koha për t’u rikthyer në lojë. E enjten është dita ideale për të bërë veprimet që i keni menduar prej kohësh. Edhe në punë është periudha juaj më e mirë pasi do të keni takime të reja.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Në dashuri kini kujdes me fjalët. Keni shumë gjëra për të bërë, por mos krijoni tension. Edhe në punë keni probleme për të zgjidhur, por do ia dilni të zgjidhni gjithçka nëse ruani qetësinë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Në dashuri, të enjten do të jetë dita juaj pasi po ju pret dikush. Në punë do të merrni një lajm të mirë. Nëse jeni duke pritur për një ngritje në detyrë apo pozicion të ri, mos hezitoni ta pranoni.