BALLSH - Edhe pse kanë kaluar 17 ditë në grevë dhe ende nuk ka asnjë reagim konkret për pagat e prapambetura të grave naftëtare.
Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar shumë teksa thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë.
Njëra prej grave e cila qëndroi 3 ditë në spital dhe është kthyer dje pranë kolegeve thotë se ilaçe ka marrë vetëm për tre ditë pasi nuk ka më shumë mundësi financiare për të marrë të gjithë recetën.
Gjithashtu ato shprehen s nuk kanë as ushqim për fëmijët e tyre.
“Jemi të ngujuara. Nga shëndeti nuk jemi aspak mirë. Shikojmë njëra tjetrën në sy për tu gdhirë të nesërmen. Mos reagimi i kryeministrit na bën akoma më të forta. I lutemi kryeministrit që të reagojë një ditë e më parë se po na vdes çdo ditë. Unë nga greva nuk dal”, tha njëra nga naftëtaret.
Një prej grevisteve e cila u shtrua disa ditë më parë në spital, u kthye sërish në grevën e naftëtareve. Ajo thotë se ka blerë ilaçe vetëm për 3 ditë pasi nuk ka mundësi financiare për më shumë.
“Erdha nga spitali me recetën e ilaçeve. Mora ilaçe vetëm për 3 ditë se nuk kam lekë. Të kontribuosh dhe mos i marrësh me rimbursim. Për 3 ditë 17 mijë lekë mora. I mora se e pashë veten keq se meqenë nuk i merrja. Unë edhe pse isha shumë e rënduar, me diabet të fshehtë erdha sërish këtu tek shoqet. Unë mendoj se pot ë vije kryeministri atëherë do e prishim grevën. Të negociojmë”, tha një greviste.
Ndërkohë një tjetër naftëtare shprehu pesimizëm mbi reagimin e kryeministrit Rama. Ajo tha se atij nuk i intereson fare nëse vdesin aty.
“Unë jam ndryshe nga ajo që ka pak besim tek kryeministri. Unë nuk kam fare besim. Atij i intereson që vetëm të vdesim ne. Duhet që kryeministri të na ktheje djersën ton. Shteti duhet të bëjë detyrën e tijë. Kush i ka marrë lekët tona të na i ktheje shteti. Kemi besim se jemi me të drejtë. Duhet të na nxjerrë nga gropa që na ka hedhur. Na ëshët shkatrruar jeta jonë dhe e fëmijve. I kam fëmijët pa shkollë, pa bukë”, u shpreh një tjetër naftëtare.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.4%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
Nuk ka pune tjeter shteti.ju puntini te hajduti ne marveshje e kontraye me te,dhe kur shihni qe u vodhet,beni gureve uri e qe tu paguajne shteti.pra ,beni perseri kohen e hajduti qe ok vokshi.
PërgjigjuMos harroni te merrni dhe Monen.
Përgjigju