Dita e Albanologjisë, Berisha:
“Historia të rishkruhet”

Dita e Albanologjisë, Berisha:<br />“Historia të rishkruhet”
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sot nga historianët dhe studiuesit shqiptarë që të ridimensionojnë historinë e vendit dhe të pasqyrojnë ngjarjet e rëndësishme të kombit me vërtetësi, duke u shmangur nga interpretimi që u ka bërë komunizmi.
“100 vjetori i Pavarësisë është momenti për nxjerrjen në shesh të të vërtetave të mëdha të kombit. Është detyrë e historianëve që të zgjidhin problemin e raportit të kombit me historinë dhe të vërtetën”, deklaroi kryeministri.
Sipas Berishës vendi ynë ndër vite ka pasur problem raportin me të vërtetën, i ndikuar nga dikatura.
“Viktima e parë e një filozofie të tillë është historia. Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë aposionant i i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar. Në Kosovë armiku përball dhe historia shkruhej, sic kur ke përballë pushtuesin. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm ta shkruani mbi bazën e të vërtetave, ta interpretoni jashtë ideologjive pushtuese edhe komunizmi ashtu ishte”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.
Ai tha se gjuha shqipe duhet të ngrihet në piedestalin më të lartë duke e cliruar atë nga ndikimet ideologjike.
“Alfabeti ynë është nga të fundit, por u themelua me gërma latine. Gjuha nuk mund të injorojë për arsye të ndryshme njeh vështirësitë e saj. Kombi tonë u përpoqën ta zhvillojnë dhe konsilidojnë në hulli natyrale. Përjekja për ta mbrojtur gjuhën ishte përpjekje e bazuar në përjekjen staliniste. Droktina Marksiste ndaj gjuhës ishte vepra e Stalinit që e pretendon vehten gjeni në gjuhë. Ju e dini që ajo vepër citohej në cdo kohë, gjuha duhet të clirohet nga këto ndikime, nuk mund të mohohet, kam besim të madh që ju studiues të lirë, dashurues të gjuhës do i bëni asaj të gjitha shërbimet që meriton, që çdo shqiptar të ndjehet krenar”, tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik