Dita e Arbëreshëve dhe Samiti III për Diasporën mbahen në Tiranë në datat 22-23 nëntor

Dita e Arbëreshëve dhe Samiti III për Diasporën mbahen në Tiranë në datat 22-23 nëntor

Samiti III i Diasporës do të zhvillohet më 23 Nëntor. Lajmin e bën me dije Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e cila ka njoftuar gjithashtu se një ditë më parë, më 22 Nëntor do të zhvillohet Dita e Arbëreshëve.

“Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë , z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë t’ju ftojë në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës, që do të zhvillohen më datat 22-23 nëntor 2023, në Tiranë”, njoftoi ministria e Jashtme.

Ky Samit i tretë i Diasporës do të fokusohet në diskutimet mbi të ardhmen sociale, politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Qëllimi i këtij samiti është rigjallërimi i bashkëpunimit midis vendit amë dhe Diasporës, duke theksuar rëndësinë e rolit të diasporës në të ardhmen e vendit dhe në përballjen me sfidat e sotme dhe të ardhshme.

Të interesuarit mund të regjistrohen këtu për të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë