Dita e bashkëpunimit Shqiptaro-Gjerman
për Zhvillim, prezantohen projektet
Në kuadrin e Tetorit Gjerman 2014, 21 Tetori është zgjedhur si dita e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim. Në këtë kuadër në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrave të kabinetiti si dhe ambasadorit gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman u prezantuan dhe projektet që Gjermania planifikon të zbatojë së bashku me institucionet partnere shqiptare në të ardhmen.
TIRANË - Në kuadrin e Tetorit Gjerman 2014, 21 Tetori është zgjedhur si dita e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim. Në këtë kuadër në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrave të kabinetiti si dhe ambasadorit gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman u prezantuan dhe projektet që Gjermania planifikon të zbatojë së bashku me institucionet partnere shqiptare në të ardhmen.
Shqipëria po ecën përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe Gjermania ka mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë që prej vitit 1988, kur bashkëpunimi dypalësh u vendos mes dy vendeve.
Prej më shumë se 25 vitesh, në emër të Qeverisë Federale Gjermane, GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH) dhe KfW kanë mbështetur në mënyrë aktive projekte zhvillimi në të gjithë Shqipërinë.
Në kuadër të Tetorit Gjerman, tashmë një traditë në Shqipëri që prej tetë vitesh, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim do të prezantojë rezultatet e deritanishme dhe projektet që Gjermania planifikon të zbatojë së bashku me institucionet partnere shqiptare në të ardhmen.
Fjala e hapjes do të mbahet nga Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Panelet e diskutimit të sesionit qendror do të kenë të ftuar Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Ministrin e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, etj. Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera partnere dhe ekspertë do të diskutojnë tema me interes nga tre fushat kryesore të bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani: energjia, uji dhe mbetjet, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik.
Në emër të qeverisë gjermane, GIZ asiston dhe mbështet institucionet shqiptare drejt hapjes së negociatave për anëtarësim, për reformimin e sistemit të arsimit profesional, për rritjen e qëndrueshme të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, për zhvillimin bujqësor dhe rural, për sektorin e energjisë dhe ujit.
Shumë prej këtyre temave do të trajtohen në mënyrë të hapur dhe krijuese gjatë gjysmës së dytë të ditës. Përfaqësues të GIZ dhe KfW, së bashku me institucionet partnere do të prezantojnë rezultatet dhe projektet e ardhshme, si dhe do të diskutojnë sfidat e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim. /ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
11.2%
Vota total: 1202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?
23 Korrik, 09:58
-
Tiranë/ Aksident i katërfishtë në zonën e Porcelanit! Makina i pret rrugën Audit, shoferi përplaset me dy automjete të tjera dhe përfundon në trotuar
23 Korrik, 09:58
-
Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë
23 Korrik, 09:48
-
Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri
23 Korrik, 09:32
-
Namir Lapardhaja: Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!
23 Korrik, 09:27
-
Tiranë/ Ishin duke festuar në një lokal te Rruga e Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre që i qëlloi
23 Korrik, 09:11
-
Gjelbërimi i peizazheve baritore të Bjeshkëve të Topojanit në Kukës, destinacion i preferuar i turizmit malor
23 Korrik, 09:03
-
Itali/ Shembet ballkoni i pallatit në Napoli! 2 të vdekur dhe 13 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
23 Korrik, 08:54
-
Janë vetëm iluzionet e Albin Kurtit!
23 Korrik, 08:43
-
Barcelona do të rrisë taksën turistike
23 Korrik, 08:28
-
Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë
23 Korrik, 08:27
-
Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën
23 Korrik, 08:23