Dita e Bastijës, Nishani uron Macron
për Festën Kombëtare të Francës
Presidenti i Republikës së Shqiperisë Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Francës Emmanuel Macron me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze.
Presidenti i Republikës së Shqiperisë, Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Francës Emmanuel Macron, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze.
Gjithashtu në mesazhin e tij Nishani vlerësoi edhe mbështetjen e pakursyer që Franca i ka dhënë Shqipërisë.
Mesazhi i Nishanit “I nderuar Zoti President
Kremtimi i Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, më jep mundësinë dhe kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell juve personalisht dhe të gjithë qytetarëve francezë, urimet më të mira e të sinqerta.
Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj, konstatoj me kënaqësi se marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve tona janë zhvilluar e zgjeruar edhe më më shumë në dy dekadat e fundit. Në traditën më të mirë, një vemendje shumë e veçantë i është kushtuar në vijimësi bashkëpunimit në fushat e kulturës dhe arsimit, duke i forcuar edhe më tej lidhjet miqësore mes dy vendeve e dy popujve tanë.
Përfitoj nga rasti që të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer që Franca i ka dhënë Shqipërisë ndër dekada, si në drejtim të zhvillimit e konsolidimit të institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës, ashtu edhe në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe BE. Ju siguroj se si vend kandidat për në Bashkimin Evropian, Shqipëria është e vendosur për të vijuar në rrugën e reformave të thella e të nevojshme, e bindur se vetëm kështu do të përmbushen kriteret e aderimit dhe arrihen standardet më të mira evropiane.
Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj dhe zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Francës, ju lutem pranoni Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.8%
Vota total: 2702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulm me armë pikës së karburantit në Tropojë, nuk ka të lënduar
8 Gusht, 13:58
-
Sarandë/ Zjarr i madh në parkun arkeologjik të Finiqit, shikoni pamjet! Kërkohet ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
8 Gusht, 13:39
-
Vodhi 9 mln lekë në një banesë në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza
8 Gusht, 13:29
-
VIDEO/ 'Armiqësore' në Angli, plas grushti në Southampton - Lazio! Ish-i i Juves grushton italianët
8 Gusht, 13:28
-
Itali, shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen! Viktima i shkoi me shokët te shtëpia autorit, ishte me precedentë (Emri)
8 Gusht, 13:23
-
Vasil Llajo: Virusi i etheve të Nilit Perëndimor (West nile virus)
8 Gusht, 13:18
-
Pajisje jetëshpëtuese në bregdetin e Golemit, ministrja Koçiu: Bashkëpunim mes institucioneve për rritjen e sigurisë në plazhe
8 Gusht, 13:06
-
Anija 'Vlora', 33 vite më parë zbarkoi 20 mijë emigrantë shqiptarë në Bari! Historia dhe mikpritja e qytetit: 'Ne jemi shpresa e tyre e vetme'
8 Gusht, 12:39
-
Greqi/ Po kalonte autostradën, 75-vjeçarja shqiptare tërhiqet zvarrë nga makina dhe humb jetën
8 Gusht, 12:32
-
Paris 2024/ Shqipëria pa medalje Olimpike, mundësi Abakarov eliminohet në çerekfinale
8 Gusht, 12:30
-
Report tv zbardh detaje nga aksidenti në punë/ Punëtori egjiptian punonte në shtyllën e tensionit të lartë pa litarin e shpëtimit
8 Gusht, 12:28
-
'Arrest me burg' Noizyt, e Dj Crax, Kosova kërkon ekstradimin! Akuzohen se dhunuan personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij
8 Gusht, 12:26