Dita e Dëshmorëve, Grida Duma
në ceremoni me Vangjush Dakon

Dita e Dëshmorëve, Grida Duma<br />në ceremoni me Vangjush Dakon
DURRËS - Respekti ndaj Dëshmoreve të Atdheut ka kapërcyer barrierat politike në qytetin e Durrësit, teksa kandidatja e Partisë Demokratike për këtë njësi vendore Grida Duma, ka marrë pjesë në homazhet në nder të dëshmorëve njëkohësisht me rivalin e saj në garën në Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dakon.

Kjo është hera e parë që dy kandidatë të forcave kryesore politike në këtë qytet por edhe dy drejtues të këtyre partive politike marrin pjesë njëkohësisht në homazhet që zhvillohen çdo 5  Maj në muzeleumin e Dëshmorëve.

Duma këtë herë ka anashkaluar rregullat e Partisë pasi në këtë iniciativë shoqërohej vetëm nga stafi i saj i ngushtë i fushatës, ndërsa nuk ranë në sy drejtues të tjerë politikë të Partisë Demokratike as depuetë, çka lë të kuptohet se vendimi për të marrë pjesë në ceremoni ka qenë personal. 

Kandidatja e djathtë e pozicionuar në mesin e pjesëmarrësve, pasi dëgjoi fjalën e rastit të kundërshtarit të saj politik, Vangjush Dako vendosi edhe kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve. 

duma

Mësohet se në përfundim të aktivitetit ka pasur edhe një shtrëngim duarsh me dy kandidatëve, por ky çast nuk është fokusuar nga kamerat as nga fotografitë. 

Pjesëmarrës në homazhet për nder të dëshmorëve ishin familjarë të tyre, drejtues të instancave vendore në këtë qytet, si dhe qytetare të shumtë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos