Dita e Diellit,Koreja e Veriut tregon
forcën:Gati për luftë bërthamore

Dita e Diellit,Koreja e Veriut tregon<br />forcën:Gati për luftë bërthamore
Nuk ndalen deklaratat e luftës mes Koresë se Veriut dhe SHBA. 

Peniani kërcënon Washingtonin që të mos ndërmarrë aksione provokative pasi ajo është e gatshme të përgjigjet me sulme bërthamore.

E nuk ka një moment më të mirë për të treguar forcën, pikërisht në 105 vjetorine ditëlindjes së themeluesit të shtetit  

Kim Sung njohur ndryshe si Dita e Diellit, Penani organzion një paradë ku shfaqen mijëra ushtarë të cilët parakalojnë me prototipa të armëve ndërkontinentale të transportuar në kamion.

“Do t’i përgjigjemi luftës me një luftë bërthamore” u shpreh Choe Ryong-hae, zyrtari i dytë më i fuqishëm i Koresë së Verut gjatë paradës. 

Zyrtari ka kritikuar persidentin amerikan se ka krijuar një gjendje lufte në rajon. I pranishëm në paradë ka qënë sigurisht edhe diktatori 30 vjecar Kim Jong un i cili gjithmonë është treguar i entuziasmuar me testet bërthamore.

Sipas specialistëve armët koreane janë në gjendje të godasin dhe të prekin edhe SHBA edhe pse Peniani ende nuk i ka testuar.

Gjatë paradës ushtarët kanë shfaqur edhe një raketë e cila nuk ishte parë deri më tani. Sigurisht një parakalim i kujdesur deri në detaje  ku mbizotëronin forcat ushtarake dhe pajisjet e fuqishme.

Kina ka paralajmëruar këtë të premte se një konflikt i mundshëm mund të nisë nga momenti në moment mes SHBA dhe Koresë , teksa tensionet mbi aktivitetet e ndaluara të Penianit janë rritur së tepërmi.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi tha se, nëse do të ketë luftë, me siguri nuk do të ketë të fituar.

Komentet e Wang vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim në rritje ndaj zhvillimit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut, e së fundi ka dërguar edhe një grup goditës të Marinës amerikane Carl Vinson në gadishullin Korean cka ka shtuar më shumë tensionet tensionet.

[gallery]21828[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje