Dita e duhur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Dita e duhur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Kjo e premte është dita e duhur për takime të reja ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë vazhdoni të punoni fort sepse do të vijnë kënaqësi të mëdha. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Kjo e premte, përpiquni të kaloni më shumë kohë me të dashurin tuaj që e keni lënë pak pas dore së fundmi. Në punë qëndroni të përqendruar dhe mos u humbni tani.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të premten ka ardhur koha të ndryshoni këndvështrimin në dashuri dhe të kuptoni pak më shumë përpjekjet e partnerit tuaj. Në punë periudha është pozitive, më në fund momenti stresues duket se ka kaluar. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të premten gjej kohë për veten dhe për të qenë me të dashurit. Në punë largoni shqetësimet tuaja dhe përpiquni të jetoni më lehtë. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. Do të shihni që gjithçka do të jetë mirë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të premten jeni mjaft i menduar në dashuri dhe ndoshta po e neglizhoni pak partnerin. Në punë, kushtojini vëmendje tensioneve. Mundohuni t'i kufizoni duke mos debatuar me kolegët dhe eprorët.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Të premten hape zemrën dhe deklarohu tek personi që të pëlqen sepse në këtë ditë yjet janë në favorin tënd. Në punë është dita e duhur për të bërë kërkesa. Përveshni mëngët dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të premten është një kohë stresi, por duhet të shtrëngoni dhëmbët dhe të prisni kohë më të mira për dashurinë. Në punë keni një qëndrim të ri që do ju çojë larg.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të premten do keni përshtypjen se duhet të bëni zgjedhje të vazhdueshme në jetën tuaj, por merrni kohë për të kuptuar mirë atë që dëshironi.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Të premten ju pëlqen të ndiheni gjithmonë mirë dhe keni nevojë për dikë pranë jush që ju bën të ndiheni kështu. Në punë, mos merrni shumë faj nëse diçka nuk shkon.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të premten në dashuri nuk është një moment rozë, por duhet të mësoni të jetoni edhe me ndjesi negative. Në punë, mos e humbni avantazhin tuaj tani.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Kjo ditë e premte qetësia i rikthehet dashurisë dhe gjithashtu do ndiheni më të kuptuar nga partneri juaj. Në punë do të shpërbleheni për përpjekjet tuaja.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të premten po vjen një moment relaksi dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë. Në punë, mësoni të pranoni ndryshimet dhe mendoni për udhëtimin që keni bërë për të arritur në pozicionin ku jeni. Jini krenarë për veten tuaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni