Dita e dytë e protestës/ Minatorët e Bulqizës dalin me 6 kërkesa: Janë të panegociueshme

Në ditën e dytë të protestës së tyre, minatorët e Bulqizës kanë rritur edhe numrin e kërkesave, duke e çuar nga 2 që kishin dje  në 6. Në një letër drejtuar kreut të qeverisë, presidentit të vendit, kryetarit të Parlamentit dhe për dijeni kryetarit të Partisë Demokratike, minatorët parashtrojnë 6 kërkesat e tyre:

1. Miratimi i statusit të minatorit
2. Rritja e pagave dhe dhënie e lejes me të drejtë page
3. Renta minerare ti kthehet si e ardhur bashkisë
4. Kontrollet shëndetësore njëherë në vit falas dhe të rimbursohen ilaçet 100%
5. Paga minimale të mos jetë nën 70 mijë lekë
6. Përmirësimi i kushteve të punës

Minatorët e Bulqizës në ditën e dytë të protestës së tyre ishin më të shumtë në numër, duke iu bashkuar edhe minatorë që nuk ishin pjesëmarrës një ditë më parë. Gjithashtu, minatorët janë shprehur se protesta e tyre nuk ka lidhje me politikën e as me partitë, por me padrejtësitë që ju janë bërë në gjithë këto vite. Ata thanë se protesta është ekonomike dhe sociale, për këtë arsye u shprehën se nuk do të ndalen, madje paralajmërojnë përshkallëzim të protestës. Minatorët e Bulqizës, kanë bërë edhe këtë të enjte të njëjtën thirrje që kauzës së tyre t’i bashkohen edhe minatorët e tjerë në të gjithë vendin, duke protestuar në qytetet e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion