Kjo e enjte ka shënuar ditën e dytë radhazi pa humbje jete nga COVID në vend. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të reja infeksioni.

Kjo e enjte ka shënuar ditën e dytë radhazi pa humbje jete nga COVID në vend. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të reja infeksioni, pas kryerjes së 3,137 testimeve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë. 

Numri i rasteve të infeksionit në vend, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,264, ku raste aktive janë 775. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka shkuar në  2,447.

Situata epidemiologjike në vend duket e stabilizuar, ndërsa sot Komitetit Teknik i Ekspertëve bëri të ditur vendimin për lehtësimin e masave anti-COVID nga 1 qershori. Qytetarëve do t'u lejohet të heqin maskën në ambientet e jashtme, por janë të detyruar t'i mbajnë ato në ambiente e mbyllura por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme dhe në transportin urban. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta ku nga mbyll në orën 22:00 deri në orën 06:00 do të behte nga ora 23:00-06:00.  Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Statistika (27 Maj 2021)

Raste të reja ditore        20

Të shëruar në 24 orë      64

Të shtruar në spitale      43

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,137

 

Testime totale            709,464

Raste pozitive             132,264

Raste të shëruara        129,042

Raste Aktive                  775

Humbje jete                  2,447

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         378

Korçë            94

Shkodër       83

Vlorë             43

Elbasan        39

Berat             38

Lezhë           29

Gjirokastër   26

Fier               20

Kukës           10

Durrës          11

Dibër          4