Dita e Europës, Meta:Të zhvillojmë
 zgjedhje me standarde evropiane

Dita e Europës, Meta:Të zhvillojmë<br /> zgjedhje me standarde evropiane
“Unë jam evropian”, - ky është slogani që këtë vit ka menduar Ministria e Integrimit të kujtojë 9 majin Ditën e Evropës. Në kuadër të aktiviteteve me rastin e kësaj dite, kjo ministri çeli panairin ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

“Sot do inaugurojmë fillimin e Këshillit për Integrimin Europian, që do drejtohet nga një përfaqësuese e opozitës. Duhet të përmend dhe reformën e Drejtësisë, për të pasur rezultate. Presim dhe rezultate pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit të reformës Administrative territoriale. Me këtë rast dua ti ftojë të gjitha forcat politike dhe qytetarët që të tregojnë shkallën më të lartë në këto zgjedhje dhe të ecim drejt shpalosjes së projekteve dhe të distancohemi nga çdo akt që të cënojë në mënyrë artificiale zgjedhjet. Pasi i kemi mundësitë për të pasur zgjedhje as më të qeta.” -deklaroi Meta.

Meta theksoi se për të arritur drejt Europës si anëtare me të drejta të plota duhet të jemi si të gjithë vëndet e saj duke përmëndur faktin se ai vjen në politikë nga lëvizja studentore e dhjetorit me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Në të njëjtën linjë foli dhe ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlautin e cila i bëri thirrje në veçanti të rinjve si motori kryesor i ndryshimit të lexojnë e të studiojnë më shumë për një Shqipëri Europiane.

 “Për të gjithë ata të rinj që gjenden këtu sot, kam një mesazh vërtet të thjeshtë. Ju lutem mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, të jeni kureshtarë, sepse ju jeni motori kryesor i ndryshimeve në Shqipëri. Të gjithë ambasadorët këtu po punojnë për një Shqipëri evropiane në Bashkimin Evropian”, tha Vlahutin.

Integrimi i Shqipërisë nuk fillon nga Tirana por nga çdo skaj i Shqipërisë për këtë duhet të punojmë që të jemi afër Evropës tha ministrja Klajda Gjosha.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos