Dita e Europës, politika shqiptare njëzëri: Shqipëria meriton negociatat dhe anëtarësimin në familjen europiane

Dita e Europës, politika shqiptare njëzëri: Shqipëria meriton negociatat dhe anëtarësimin në familjen europiane

Foto ilustruese

9 maji shënon Ditën e Europës dhe është është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE. Politika shqiptare ka uruar këtë ditë me shpresën se Shqipërisë do t'i jepet sa më shpejt drita jeshile për negociatat me Bashkimin Evropian. 

Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij duke thënë se duhet bërë çdo përpjekje për të hapur procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në familjen europiane. Ndër të tjera thotë se Shqipëria qëndron krah Ukrainës, e cila prej 75 ditësh vijon luftën me forcat ruse, me shpresën që të rikthehet sa më shpejt paqja.

"Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë.

Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!" - shkruan Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
Dita e Europës, kryetarja e LSI: Të dedikojmë çdo energji që Shqipëriaa të integrohet sa më parë si anëtare e BE

1652091963_280187355544647873696947848350937450055819n.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për Ditën e Europës duke thënë se duhet dedikuar cdo energji që Shqipëria të integrohet sa më parë si anëtare e BE.

"Sot është Dita e Europës të bashkuar në vlera. Familja e madhe e vendeve që ndajnë të njejtin vizion për të ardhmen, paqen dhe prosperitetin e qytetarëve të tyre. Duhet të dedikojmë çdo energji për një politikë konstruktive, që krahas vendodhjes gjeografike dhe bashkëndarjes së vlerave, Shqipëria të integrohet sa më parë, si anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian", shkroi Kryemadhi.

Ora 10:31
Rama: Kontinenti ynë kremton Ditën e Europës nën shenjën e Ukrainës

 

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur Ditën e Europës me një fotografi ku duken bashkë ngjyrat e flamurit të Ukrainës me atë të BE.

"Sot kontinenti ynë kremton Ditën e Europës nën shenjën e Ukrainës", shkruan Rama.

Ora 10:21
Dita e Europës, ministrja e Jashtme: Kur më mirë se sot t'i kujtojmë BE-së përkushtimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor?

1652084657_2803623175569197224569514740093646147008399n.jpg

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë mesazhin e saj për Ditën e Europës duke thënë se duhet t'i kujtojmë BE përkushtiminndaj Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera thotë se kujtohen përfitimet që i ka sjellë rajonit tonë ëndrra europiane.

"Gëzuar Ditën e Evropës! Në këtë ditë festojmë paqen dhe bashkimin, por edhe kujtojmë se çfarë përfitimesh të mahnitshme i ka sjellë ëndrra evropiane BE kontinetit dhe rajonit tonë. Kur më mirë se sot t'i kujtojmë BE-së përkushtimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor?" - tha Xhaçka.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 09/05/2022 12:02

    gezuar diten e europes uroj qe lufta ne ukrain te mbaroj sa me shpejt me paqe dhe qe uraina te mbetet shtet i pavarur.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 09/05/2022 11:33

    Me fytyr qena si ty e sali qenin nuk na pranon Europa. Kur te ik sera juaj do clirohet shqiperia e do marim frym lirisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja