Dita e Falenderimeve, Obama
dhuron gjelin e fundit si president

Dita e Falenderimeve, Obama<br />dhuron gjelin e fundit si president
Për herë të fundit si president i SHBA, Barack Obama ka mbajtur gjallë traditën në Ditën e Falenderimeve një festë shumë popullore në Amerikë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë së bashku me nipërit e tij ka dhuruar gjelin e detit simbolin e festës.

Për herë të parë është vënë re edhe mungesa e vajzave të tij Sasha dhe Malia.

“Megjithatë Malia dhe Sasha janë të lumtura që unë po dhuroj gjelin e fundit si president. Nuk u kam thënë ende se ne do ta bëjmë këtë çdo vit por do të jemi vetëm ne. Jo kamera, vetëm ne. Nuk do ta ndërpres këtë traditë” u shpreh duke qeshur Obama.

“Në këtë ditë falenderimesh dua të shpreh mirënjohjen time për qytetarët amerikanë për besimin që kanë patur tek unë në kto 8 vite dhe dashamirësinë që keni treguar ndaj familjes sime. Në emër të tyre ju falenderoj”, shtoi presidenti i cili në 20 janar dorëzon detyrën si Kreu i Shtëpisë ë Bardhë.

[gallery]19826[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari