Dita e Falenderimeve,Trump:Të
bashkohemi,të lëmë pas ndasitë

Dita e Falenderimeve,Trump:Të<br />bashkohemi,të lëmë pas ndasitë
“ Lutja ime në këtë ditë feste është që të nisim duke lënë mbrapa ndasitë” është ky urimi që presidenti i zgjedhur Donald Trump u ka dërguar amerikanëve me anë të një video mesazhi. Ndërsa vendi sot feston Ditën e Falenderimeve.

“Fushata presidenciale ka përfunduar, dhe tani nis një fushatë kombëtare për të rindërtuar vendin tonë dhe të respektoj premtimin se Amerika do të funksionojë për të gjithë. Ju kërkoj të bashkoheni me mua në këtë rrugë” shprehet republikani i cili që nga koha kur është zgjedhur kreu i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar mënyrën e tij të të komunikuarit duke u treguar më i qetë.

Gjatë video mesazhit manjati citon ish-presidentin Lincoln i cili u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të flasin me një zë të vetëm dhe me një zemër.’'Kjo është ajo çka duhet të bëjmë” thotë Trump.

Dita e Falenderimeve është ndër festat më popullore në Amerikë dhe festohet të enjten e katërt të muajit nëntor ndrësa gjeli i detit është gatimi kryesor i familjeve amerikane.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot