Dita e Frankofonisë, Belortaja:
Frëngjishtja, pasuri botërore

Zëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja e cilësoi gjuhën frënge si një pasuri kulturore për të gjithë botën.

Këtë deklaratë, Belortaja e bëri gjatë ceremonisë që u zhvillua sot në ambientet e ministrisë së Jashtme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Numri dy i ministrisë së Jashtme nënvizoi rëndësinë që ka Frankofonia për Shqipërinë, si një pasuri kulturore e përbashkët me shumë vende e popuj të botës dhe si një instrument vlerash të përbashkëta. Ai ftoi të gjithë frankofonët e Shqipërisë të rrisin angazhimin e tyre të përditshëm në kuadër të Frankofonisë, në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj, si dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në kuadër të projektit për formimin gjuhësor dhe tematik të administratës publike shqiptare nëpërmjet frëngjishtes.

Në këtë aktivitet, ishin të pranishëm personalitete frankofonë shqiptarë dhe të huaj, si dhe të trupit diplomatik.
Gjatë ceremonisë u shpërndanë edhe “Diploma Nderi” për personalitetet më të shquara frankofone të vitit 2016.

Redaksia Online                                            
(M.B/Shqiptarja.Com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit