Dita e fundit e Nishanit President
Zonja e Parë mesazh shqiptarëve

Dita e fundit e Nishanit President<br />Zonja e Parë mesazh shqiptarëve
Bujar Nishani do të dorëzojë detyrën e Presidentit pas pak orësh, në një ceremoni speciale pasdite, për t'ia pasuar atë Ilir Metës.

Me këtë rast, Odeta Nishani, ish-Zonja e Parë, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Me një postim ne faqen e saj ne FB, Odeta Nishani falenderon gjithe ata qe e kane ndjekur dhe inkurajuar gjate viteve në aktivitetet si Zonjë e Parë.

“Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët”- shkruan ajo.

Mesazhi i Odeta Nishanit 
Të dashur miqtë e mi,

Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë.
Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës.

Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë