Disa prej liderëve europianë u mblodhën në Berlin për të zhvilluar takimin e fundit me Barack Obama, si president i SHBA ku u diskutua per sigurinë dhe ekonominë.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë është shprehur optimist duke qetësuar zërat të cilat i frikësohen faktit se në krye të SHBA do të jetë manjati kontrovers Donald Trump.
Në samitin e së premtes ata ranë dakort se sanksionet kundër Rusisë duhet të vijojnë deri sa të angazhohet për zgjidhjen e konflikteve. Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se pas samitit udhëheqësit ranë dakort se do të vijojnë të bashkëpunojnë si pjesë e Natos, dhe do të vijojnë punën e përbashkët për të sjellë stabilizimin në Lindjen e Mesme, Afrikën e veriut si dhe stabilizimin diplomatik të konflitit në Siri dhe Ukrainën Lindore.
Një ditë më parë Obama u takua me kancelaren Merkel të cilën e vlerësoi për punën e bërë deri më tani por edhe i kërkoi pasaardhësit të tij, që t’i qëndrojë përballë Rusisë në mbrojtje të vlerave dhe normave ndërkombëtare.
Në takimin e sotëm në bisedime ishin kryemnistrja britanike Theresa May, kryeministri Italian Matteo Renzi, presidenti francez Hollande dhe kryemnistri spanjoll Rajoy.
Në qendër të bisedimeve sigurisht ishin deklaratat e Trump për Europën dhe Naton pasi opinionet e tij izoluese dhe proteksioniste kanë shqetësuar udhëheqësit europianë, ndonëse Obama i ka kërkuar manjatit që të mos minimizojë rëndësinë e raporteve mes Europës dhe SHBA.
Me Berlinin Barack Obama i jep fund udhëtimit të tij në Europë si president i SHBA për tu nisur më pas drejt Perusë ku mbahet samiti për Bashkëpunim Ekonomik Azi-Paqësor.
[gallery]19728[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO