Dita e gjashtë e zjarrit në Malin e Tomorrit, flakët favorizohen nga era! Shkrumbohen mbi 23 hektarë pyll

BERAT-  Sot është dita e gjashtë e zjarrit në Malin e Tomorit, ku prej ditësh flakët po shkrumbojnë dhjetëra ha. Flakët po favorizohen nga era, është ende shumë e vështrëe ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë.

Deri më tani janë djegur mbi 23 hektarë pyll me pisha si dhe disa vendbanime të kafshëve të egra.  Në ndihmë për fikjen e zjarrit kanë shkuar banorë të fshatrave përreth. Sakaq janë dërguar edhe helikopterë pasi ndërhyrja është e vështirë prej terrenit.

Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Berat, Fatos Nako në një bisedë që ka pasur më herët për Report Tv ka theksuar se zjarri nuk ka rënë nga shkaqe natyrale, por nga dora e njeriut. Lidhur me këtë arrestuar për zjarrvënie janë Bardhyl Murati, Elton Topi, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës