Dita e 4-ët e kërkimeve për policët e zhdukur në Lepenc, autoritetet mbyllin dy HEC-e
Policia e Kosovës njoftoi se sot në orën 16:00 në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, ka mbyllur dy HEC-e të rajonit të Ferizajt, ë vijim të kërkimeve për gjetjen e dy trupave të policëve të zhdukur.
Nga kërkimet për gjetjen e trupave të dy policëve
Vijojnë në ditën e katërt kërkimet për gjetjen e dy policëve të zhdukur, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe ra në humnerën e lumit Lepenc në Ferizaj. Pjesëtarët e FSK-së, NJSI-së dhe alpinistë nga klubi i Prishtinës, vijuan edhe ditën e sotme kërkimet por pa rezultat. Kërkimet pritet të bëhen edhe në territorin e Maqedonisë.
Policia e Kosovës njoftoi se sot në orën 16:00 në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësino, ka mbyllur dy HEC-e të rajonit të Ferizajt dhe uji do shpërndahet drejt kanaleve ujitëse në fshatrat e Kaçanikut si Doganaj, Sopanicë, Tushaj, Dubravë dhe Nikaj. Ulja e nivelit të ujit pritet të mundësojë zbulimin e trupave të dy policëve, të cilë dyshohet se janë rrëmbyer nga rrjedha.
Dy policët Armend Trena dhe Malësor Dashi janë raportuar të zhdukur që prej orëve të para të mëngjesit të së dielës, pasi në segmentin Kaçanik – Hani i Elezit, automjeti i tyre doli nga rruga dhe ra në rrjedhën e lumit Lepenc.
Në kërkim të trupave të tyre janë mobilizuar 170 persona civilë, policë, FSK, e vullnetarë. Përveç Policisë së Kosovës dhe FSK-së në këtë operacion janë angazhuar zjarrfikësit dhe KFOR-i. Edhe pse kërkimet vijojnë prej katër ditësh, autoritetet kosovare dhe ato maqedonase nuk kanë arritur t’i gjejnë policët e aksidentuar.
Dy policët e zhdukur, kishin pak kohë që ishin bërë pjesë e Policisë së Kosovës. Në momentin e aksidentit ata ishin në orar pune. Vetura e Policisë së Kosovës, që të dy këta po e vozisnin, i përkiste tipit ‘Nisan’, që janë ndër veturat më të vjetra që i posedon Policia. Automjeti u gjet në gjendje të shkatërruar në shtratin e lumit Lepenc, por trupat e dy policëve ende jo.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45