Dita e Konsumatorit, AKM
bën bilancin: 1541 inspektime

TIRANE – Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit (AKM) ka ushtruar 1541 inspektime dhe vetëm gjatë dy muajve të fundit janë trajtuar 184 ankesa nga ana e qytetarëve. Të dhënat u bënë publike nga drejtori i AKM, Geron Ibrahimi, sot me rastin e Ditës së Konsumatorëve.

“Agjencia ishte prezente në tregjet e kryeqytetit, për të mbrojtur interesat e konsumatorëve nga abuzimet e çmimeve në fundin e vitit të kaluar dhe ne e arritëm këtë me shumë sukes”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, i cili shpalosi dhe planet e tjera afatshkurtra ku do të ndërhyjë Agjencia.

“Planet tona për të ardhmen janë akoma më ambicioze, pasi synojmë që Agjencinë në veprimtarinë e saj, ta shtrijmë edhe në aktivitete të tjera, edhe në monitorimin e bar-restoranteve, hotelerive, për të garantuar një cilësi shërbimi që i përgjigjet kërkesave të kohës dhe interesave të konsumatorit”, tha Panariti.

Për të ndërgjegjësuar e informuar qytetarët e Tiranës lidhur me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, duke nisur që sot e për dy javët në vijim do të vijojë një fushatë sensibilizuese përmes shpërndarjes së fletë-palosjeve, posterave të vendosur nëpër stacionet e autobusit, reklama ndriçuese (city-light), me të gjithë informacionin e nevojshëm etj.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet