Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në shtim në orët e vona të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.