Në Evropë dhe jo vetëm hebrenjtë po goditen sërish vetëm për faktin se janë hebrenj dhe në këtë komunitet po jetohet me një frikë në rritje, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu në vigjilje të Ditës së Kujtesës, që do të përkujtohet nesër.

”Jemi dëshmitarë të një antisemitizmi të drejtpërdrejtë kundër hebrenjve dhe shohim një urrejtje kolektive kundër tyre, kundër shtetit hebre”, theksoi ai.

“Ekstremistët islamikë trupëzojnë antisemitizmin ekstrem në doktrinat e tyre vrasëse. Por, edhe opinionbërës të respektuar të Perëndimit kanë filluar të infektohen me urrejtje ndaj popullit hebre dhe Izraelit”, shtoi Netanyahu